Bostoni e nis me humbje sezonin e ri në NBA, pasi u mund 117-116 në shtëpi nga Filadelfia. Ndeshje e vendosur në sekondat e fundit, ku për miqtë u dallua Edgekombe, autor i 24 pikëve.
Fiton edhe ekipi i Miluokit, që në fushën e tij mundi 133-120 Uashingtonin. Antetokounmpo e nisi mirë, me 37 pikë e 14 kërcime, lider në fushë për Milloukin. Zhgënjen Majami, që u mund 125-121 në fushën e Orlandos, ndeshje ku për vendasit u dalluan Bankero e Vagner me nga 24 pikë secili, si dhe Bejn me 23 pikë.
Mbarë e nis sezonin edhe Feniksi që falë 31 pikëve të Bukerit mundi 120-116 Sakramento. Thellë fiton ekipi i San Antonios, që mundi 125-92 Dallasin, ku protagonist ishte Uenbanjama, me 40 pikë e 15 kërcime.
NBA-Rezultatet e sotme
Sharlot– Bruklin 136-117
Nju Jork – Klivlend, 119-111
Orlando – Majami, 125-121
Atlanta – Toronto, 118-138
Boston – Filadelfia, 116-117
Çikago – Detroit, 115-111
Memfis – Nju Orlins, 128-122
Milluoki – Uashington, 133-120
Juta Xhazz – Klipers, 129-108
Dallas – San Antonio, 92-125
Feniks – Sakramento, 120-116
Portland – Minesota, 114-118
The post NBA, Boston dhe Miami debutojnë me humbje appeared first on Alsat.