Bota e futbollit është në zi për humbjen e Leo Beenhakker: ish-trajneri i madh holandez u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Gjatë karrierës së tij të gjatë dhe prestigjioze ai u ul në stolat e klubeve si Ajax, Feyenoord dhe Real Madrid: me skuadrën spanjolle ai fitoi tre kampionate radhazi midis viteve 1987 dhe 1988. Gjithashtu ishte ne stol ne gjysmëfinalen e Kupës së Kampionëve në prill ’89 kundër Milanit të Arrigo Sacchi-t (kuqezinjtë barazuan 1-1 në Bernabeu dhe fituan 5-0 në ndeshjen e kthimit në San Siro).

Beenhakker kishte udhëhequr gjithashtu disa ekipe kombëtare, duke përfshirë – në disa raste – Holandën. Ai kishte drejtuar Holanden për nëntë muaj midis shkurtit dhe nëntorit 1985 përpara se të lirohej nga detyrat e tij pas dështimit të ekipit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 1986 në Meksikë.

Më pas ai u riemërua si trajner i kombëtares holandeze në Kupën e Botës 1990 në Itali, ku humbën në fazën e 1/16-ve nga Gjermania. Përvojat e tij përfshinin edhe ato me Trinidad dhe Tobago, me të cilët arriti kualifikimin e parë për një Kupë Botërore në vitin 2006, dhe me Poloninë deri në Kampionatin Evropian 2008. Pas daljes në pension ai mbajti role të ndryshme drejtuese.

The post Ndahet nga jeta ish-trajneri historik që drejtoi Real Madrid, Ajax por edhe Holandën dhe i dha historinë Trinidad Tobagos appeared first on Telesport.