Për ndalesën që iu bë për hyrje në Shqipëri, kanë reaguar Adnan Azizi dhe Bekim qoku duke e quajtur situatë absurde dhe të pakuptimtë, që siç thanë “ende nuk e dimë se pse ka ndodhur”. Adnan Azizi tha se kjo është edhe goditje për shqiptarët dhe jo vetëm për ata si individë, ndërkohë që shtoi se “edhe nga ana e Shqipërisë ka pasur zyrtarë që kanë përkrahur protesta në Maqedoni, pror që askush nuk u denoncua e as nuk u shpall “non grata””. Për Azizin situata është e pakuptimtë që siç tha “s në kohën e Millosheviqit nuk është ndaluar dikush pse shkon diku në protestë”.

Në anën tjetër, Bekim Qoku tha se u ndaluan dhe mbajtën në pikën kufitare në Qafë thanë pa ndonjë shpjegim, situatë që ai tha se është e pakuptimtë. Qoku tha se ky veprim i bën të zemëruar dhe të indinjuar se pse ka ndodhur, ndërkohë që e quajti maltretim ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Kujtojmë se, gjatë ditës së sotme në pikën kufitare Qafë Thanë, koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, deputeti Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe Hasim Murtezanin, zëvendëssekretar i përgjithshëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut janë përballur me ndalesë për hyrje në Shqipëri.