Ndalim i plotë i pirjes së duhanit pothuajse në të gjitha hapësirat publike. Në objektet e institucioneve shëndetësore, arsimore-edukative, në të gjitha llojet e transportit publik. Në kafenetë që nuk janë të hapura nga të tria anët. As në terrene sportive, qofshin të mbyllura apo të hapura, si dhe nuk do të lejohet asnjë lloj reklame, jo vetëm në mediat tradicionale, por as në ato online. Ndalimi vlen edhe për personazhet publike dhe influencerët, të cilët nuk do të lejohen në asnjë mënyrë të promovojnë duhanpirjen, produktet apo pajisjet për duhan. Këto ndryshime ligjore parashihet të hyjnë në fuqi nga 1 marsi, por çfarë mendojnë qytetarët për to?

Njeriu hy në ndonjë restorant për të pirë kafe dhe patjetër e ka të ndez cigare. Edhe autobusin kur e pret nuk mundesh të ndezësh cigare, jashtë nëse je nuk mundesh. Po edhe në shtëpi do të vijnë të të gjykojnë të mos e ndezësh as në shtëpi. Nëse dikujt i pengon, le të hy brenda. Tani për një ose dy që nuk janë duhanpirës, duhanpirësit e tjerë nuk duhet të pinë. Nuk shkon ashtu, ligj, nuk është ai ligj“, tha një qytetar.

Të tjerë na thanë se janë pro këtij ligji, edhe pse vetë ishin duhanpirës.

“Nuk jam kundër edhe pse jam duhanpirës, duhet të mos pihet, por megjithatë të mos më diskriminojnë mua, le të më bëjnë hapësirë në kafene. Sikur që është tani ligji që të mund të pi kafe të shijoj kënaqësinë time, nëse ka ndonjë hapësirë tjetër për jo duhanpirësit unë nuk do t’i rrezikoj ato“, u shpreh një qytetar tjetër.

Unë mendoj që duhet të ekzistojë, për atë që ne i dëmtojmë joduanpirësit, domethënë të gjithë sa e di në kafe duam kafe me cigare, unë jam duhanpirëse por shumë i dëmtojmë jo duhanpirësit” deklaroi qytetarja.

Mendoj që është mirë, shiko si është, kjo është ndër gjëra më të këqija, askund në botë nuk e kanë këtë, kam qenë në disa shtete, kjo nuk mund të bëhet kështu“, potencoi qytetari.

Askund nuk duhet të pihet, unë jam kundër duhanpirjes, po punohet maksimalisht që sa më pak të pihet“, u shpreh një qytetar tjetër.

Drejtori i Fondit Shëndetësor nëpërmjet një shkrimi në rrjetin “X” bëri të ditur se duhani do të ndalohet në makinë private nëse në të ka fëmijë. Ai po ashtu paralajmëroi gjoba të larta – deri në 5,000 euro për kompanitë, 100–300 euro për qytetarët në vend.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik para disa ditësh tregoi se 45% e popullsisë së rritur në vend pi duhan, ndërsa për fëmijët të moshës 15-16 vjeç. Cigaret përdoren nga 37,4% e djemve, ndërsa 40,3% përdorin cigare elektronike.