Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë me njoftim në lidhje me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shiut dhe borës në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Për momentin, ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ka në rrugën Strugë-Qafë Thanë.
NDALIM QARKULLIMI:
Nga ora 05:15, për shkak të reshjeve të borës, vendoset ndalim qarkullimi për automjetet e rënda të mallrave në aksin rrugor Strugë – PK Qafë Thanë.
NDËRPRERJE QARKULLIMI PËR AUTOMJETET E RËNDA:
Për shkak të protestës së fermerëve grekë, duke filluar nga sot (08.01.2026) në ora 10:00, në PK Niki (PK Mexhitli) do të ketë ndalim të lëvizjes për automjetet e mallrave për 48 orët e ardhshme, deri më 10.01.2026 në ora 10:00. Qarkullimi për automjetet e pasagjerëve do të zhvillohet normalisht.
GJENDJA E RRUGËVE:
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, me rrugë të lagështa. Reshje bore me intensitet të ndryshueshëm janë shënuar në Kumanovë, Straçin, Krushevë, Zheleznicë, si dhe në qafat malore Strazhë, Bukovë, Gjavatë dhe Presekë, por aktualisht nuk paraqesin pengesë për qarkullimin.
PAJISJE DIMËRORE:
Nga 15.11.2025 ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
FREKUENCA:
Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
KUJDES:
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, basene dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
REGJIM SEZONAL I QARKULLIMIT:
Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar Galiçicë, është i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve nga 21.11.2025 deri më 31.03.2026.
