Një shtetas i Shqipërisë, i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar, është ndaluar në pikën kufitare “Bllato” në kufirin Maqedoni e Veriut-Shqipëri.

“Në pikën kufitare “Blato” në hyrje të vendit, oficerët e Stacionit Policor për Kalimin Kufitar dhe Mbikëqyrjen Kufitare “Bllato” e privuan nga liria personin A.B. (38) nga Republika e Shqipërisë”, informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër.

Gjatë kontrollit të pasaportave dhe kufirit, oficerët e policisë përcaktuan se ai kërkohej me një urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpol-Hungari.

Ai u transferua në Departamentin e Punëve të Brendshme – Dibër për procedura të mëtejshme.

The post Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare “Bllato”, kërkohej nga Interpoli appeared first on Alsat.