MPB Maqedoni njofton se dje (08.09.2026), në orën 01:50, në Shkup, në zonën e Komunës së Aerodromit, nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria A.K. (29) nga Shkupi.

Sipas denoncimit, ai paraprakisht, me automjetin e tij privat taksi, kishte transportuar J.T. (26) nga Kina në destinacionin e kërkuar, pas çka i kishte kërkuar të paguante më shumë se sa ishte çmimi real i transportit.

“Pasi J.T. nuk ishte pajtuar, A.K., duke e kërcënuar me një send të mprehtë, ia kishte marrë paratë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, NJPB Aerodrom dhe Draçevë pranë SPB Shkup do të paraqesin kallëzim penal për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „grabitje“, sipas nenit 237 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.