Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se është ndaluar qarkullimi i autobusëve për në Kodrën e Diellit.

“Për shkak të reshjeve të dendura të borës në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, nga ora 09:25 vendoset ndalim qarkullimi për autobusë, ndërsa pajisjet dimërore (zinxhirët e borës) janë të detyrueshme për automjetet e lehta”, njoftojnë nga LAMM.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura më e ulët e matur sot në mëngjes deri në orën 7:00 ka qenë në Kodër të Diellit -4 gradë celsius, ku ka edhe shtresë bore prej 31 centimetrash.

The post Ndalohet qarkullimi i autobusëve për në Kodrën e Diellit appeared first on Alsat.