Mbrojtësi Antonio Rüdiger nuk mori as karton të verdhë, ndonëse duhej të ishte përjashtuar me të kuq direkt për gjurin ndaj Diego Rico. VAR-i nuk e thirri arbitrin Muñiz Ruiz, i cili në fushë nuk e pa episodin. Kësisoji, Rüdiger shpëtoi pa ndëshkim. Analistët e mediave të ndryshme folën për një veprim që mund të sillte 4 deri në 12 ndeshje pezullim.
Ai që pritej të fliste ishte vetë Diego Rico. Në një intervistë për “Tiempo de Juego”, futbollisti i Getafe u shpreh ashpër: “Nëse më kapte keq, mund të më linte të vdekur aty. Po të ishte e kundërta, do të më kishin pezulluar 10 ndeshje ose s’do të luaja më fare këtë sezon. Nuk e di për çfarë është VAR-i. Besoj se është për këto situata.
Është agresion, shihet që vjen me qëllim të më godasë. Në aksionin para patëm një përplasje dhe ai po fliste. Pastaj, në topin tjetër, largoi edhe shokun tim të ekipit për të më goditur në fytyrë. Nëse më kapte keq, mund të më linte pa ndjenja në tokë”.

The post Ndërhyrja e Rudiger është “për burg”, por arbitri nuk ia dha as karton të verdhë appeared first on Telesport.
