Pak ditë pasi Nderim Nexhipi njoftoi për largimin e tij nga pozita e drejtorit sportiv te FC Shkupi, u bë e ditur se ai është rikthyer në pozitën e drejtorit sportiv te FC Ballkani, njoftim që u bë nga klubi. FC Ballkani i uroi mirëseardhje Nexhipit, që siç thotë, u rikthye për të shkruar etapa të reja së bashku.

Nderim Nexhipi u largu nga FC Ballkani ku në nëntor të vitit të kaluar u emërua drejtor sportiv te FV Shkupi.

“Të dashur tifozë dhe gjithë ju përkrahës të FC Ballkanit,

Kemi kënaqësinë që para jush ta prezantojmë njërin prej atyre që kontribuoi fort në fillimin e vazhdimin e sukseseve tona historike.

Ai gjithmonë ka qenë dhe mbetet njëri prej nesh, por tani rikthehet përsëri në fole për ta rimarrë pozicionin e drejtorit sportiv në klub dhe për të shkruar etapa të reja së bashku.

Mirë se rikthehesh Nderim Nexhipi 🏆

Na priftë e mbara, kampion”, ka njoftuar FC Ballkani.