Sot ka ndërruar jetë Aleksandar Karadakovski, i cili ishte menaxher i kompanisë “MMM Cafe DOOEL” vetëm në letër, por realisht punonte si kamerier në diskotekën “Puls”, konfirmoi ministri Taravari sot në vizitën e tij në Shtëpinë e Shëndetit në Likovë.

Ai vdiq në Lituani teksa po trajtohej dhe është viktima e 60-të e tragjedisë që goditi Maqedoninë.

Taravari njoftoi se në ora 13 do të ketë përsëri press për të dhënë detaje në lidhje me pacientin.