Ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori, Mejdi Alidemi.
Lajmin e kanë bërë të ditur Teatri Shqiptar përmes një postimi në facebook, ku mes tjerash shkruan:
“Mejdi Alidemi nuk ishte vetëm aktor — ai ishte krijues i plotë, që e preku edhe regjinë me ndjeshmëri e vizion.
Deri në ditët e fundit nuk pushoi duke ushqyer dashurinë për teatrin te të rinjtë përmes projekteve të shumta.
Energjia, fisnikëria dhe përkushtimi i tij ndaj artit do të mbeten shembull frymëzimi për brezat që vijnë”.
The post Ndërron jetë aktori, Mejdi Alidemi appeared first on Alsat.