Zëvendësministri i Kulturës, Sadat Sulejmani thotë se nuk ka informacione në lidhje me ndërtimet e banesave që po bëhen në lokacionin arkeologjik në Shkup, ku u gjet pllaka me mbishkrimin “Dardanus”, përcjell TV21. Sulejmani na tha të drejtohemi me pyetje me shkrim në Ministrinë e Kulturës, ku TV21 tash e një javë veç se ka dërguar pyetje, por që ende nuk kemi përgjigje.
“Në lidhje me atë pyetje unë pata edhe nga gazetarët tjerë, por i udhëzova që të marrin me shkrim prej Ministrisë së Kulturës. TV21: Kemi dërguar pyetje ka gati një javë. Besoj se afatet ligjore do t’i respektojnë edhe përgjigje do të keni. TV21:Për sa ditë duhet të presim përgjigje?
