Oleksandr Usyk pritet të rikthehet në ring gjatë kësaj vere. Sipas raportimeve të BBC Sport, nëse negociatat përmbyllen pa pengesa, kundërshtari i radhës i kampionit ukrainas do të jetë amerikani Deontay Wilder.
Dueli i shumëpritur pritet të zhvillohet në muajin korrik në San Francisko dhe parashikohet të tërheqë rreth 150 mijë tifozë, duke u cilësuar si një nga ngjarjet më të mëdha në historinë moderne të boksit.
Kujtojmë se në korrik të vitit 2025, Usyk mbrojti me sukses titujt e tij botërorë duke mposhtur Daniel Dubois. Në anën tjetër, Wilder, 40 vjeç, ka një rekord prej 44 fitoresh dhe 4 humbjesh dhe është ish-kampion bote në peshat e rënda sipas versionit WBC.
