Anthony Joshua dhe Jake Paul u takuan për herë të parë në Miami, përpara përballjes së tyre të shumëpritur në peshat e rënda muajin e ardhshëm.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Joshua, premtoi se nuk do ta marrë lehtë kundërshtarin dhe pranoi se vetëm një nokaut mund t’i shuajë etjen për fitore. Britaniku do të përballet me YouTuber-in Paul më 19 dhjetor në Miami, në një ndeshje që pritet të jetë pabarabartë. Për këtë sfidë, Joshua mund të paguhet deri në 70 milionë paund.

Joshua zbuloi se do të stërvitet nga ekipi i Oleksandr Usyk dhe shtoi: “Nuk është fitore për mua nëse thjesht e mposht; duhet ta rrëzoj. Do t’i thyej fytyrën dhe trupin. Jam këtu për të provuar se jam luftëtari më i mirë dhe do ta bëj këtë derisa të ndaloj së luftuari. Dua ta lëndoj, dhe do ta bëj vërtet në ring.”

Ndërkohë, Paul tha se është i gatshëm të paguajë çdo çmim për të shkaktuar tronditjen më të madhe në historinë e boksit: “Askush nuk e mendoi kurrë se kjo do të ishte e mundur, se ne do të ishim këtu kur unë fillova boksin për herë të parë.”