Everton dhe Manchester United dhuruan spektakël dhe emocione në përballjen mes tyre, e cila u mbyll 2-2. Ndeshje e vlefshme për javën e tretë në Premier League.  Rasti i parë i rrezikshëm ishte që në minutën e 7-të, ku goditja e Bruno Fernandes u ndal nga traversa.

Minutat e fundit të pjesës së parë ishin më të mira për Everton. Në minutën e 43-të, goditja me kokë e Thierno Barry shkon pak mbi traversë.

Në minutën e parë shtesë, Jarrad Branthwaite gjuan drejt këndit të poshtëm të majtë, por Lammens bën një super pritje. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Pushimi 15-minutësh i bëri mirë Manchester United, që gjen golin që në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 46-të, pas një topi të marrë nga Kobbie Maino dhe një depërtimi të bukur në zonë, Bryan Mbeumo gjen golin me një goditje të saktë me të majtën në hyrje të zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN

Minutat e fundit të kohës së rregullt ishin shumë të vrullshme. Në minutën e 83-të, ishte Tyrique George që barazoi përkohësisht shifrat 1-1, me një goditje të bukur anësore me të djathtën. SHIKOGOLIN2

Në minutën e 88-të, Benjamin Sesko i futur si zëvendësues në pjesën e dytë gjeti golin me kokë, pas një krosimi perfekt të Luke Shaw. SHIKOGOLIN

Në minutën e 90+6′, Ainsley Maitland-Niles i futur si zëvendësues gjen golin në aksionin e fundit të Everton me një goditje spektakolare nga distanca. Sfida mbyllet 2-2. Everton ka 5 pikë deri tani, Man. United 4. OSHIKOGOLIN

The post Ndeshje e çmendur, Man. United i ikën fitorja nga duart ndaj Everton në frymën e fundit (video) appeared first on Telesport.