Largimi i papritur i Cristiano Ronaldo nga grumbullimi i Portugalisë, për shkak se nuk u aktivizua për asnjë minutë në ndeshjen e dytë në grup në Ligën e Kombeve, atë ndaj Norvegjisë, ka shkaktuar një rrëmujë të vërtetë te kombëtarja luzitane.

Nuno Mendes i ka dalë në krah publikisht trajnerit Jorge Jesus, pas fitores së mbrëmshme të Portugalisë 2-4 në Kopenhagen ndaj Danimarkës.

“Ndihem shumë rehat duke punuar me Jorge Jesus. Ai ka shumë ide të mira për ekipin tonë dhe për të nxjerrë në pah aftësitë që ne kemi. Për sa i përket pjesës tjetër, nuk na takon ne të vendosim. Ne jemi këtu për të mirëpritur çdo lojtar që na bashkohet.

Ronaldo është lojtar i skuadrës së Portugalisë si të tjerët. Ne duhet të përqendrohemi më shumë te ajo që na kërkon trajneri të bëjmë në fushë”, tha Mendes.

The post “Ndihem shumë rehat me Jorge Jesus”, ylli i Portugalisë del në mbështetje të trajnerit pas situatës me Ronaldon appeared first on Telesport.