Merkato e volejbollit te femrat ka zgjuar mjaft interes ditët e fundit, me skuadrat që janë duke kryer përgatitjet e fundit në prag të fillimit të sezonit të ri. të Superligës Shumë ekipe kanë konfirmuar afrimet e para, si nga kampionati vendës ashtu dhe ai i huaj.

Kështu, Tirana ka zyrtarizuar afrimin e organizatores bullgare Desislava Todeva, lojtarja që do të marrë në dorë lojën e skuadrës bardheblu. Një tjetër afrim është Ana Fasuleva, diagonalistja që ka luajtur edhe me Pogradecin e Skënderbeun.

Një tjetër lojtare e ardhur është Adma Mikopula, që vjen nga Partizani, ashtu sikurse lojarja qendër Paola Gjata, që vjen nga Pogradeci. Nga Partizani vjen edhe Joana Kushi. Ndërkohë që, më herët janë rikonfirmuar në ekip kapitenia Enkeleda Braho, Emi Fagu, Nensi Veselaj, Ajla Brimi e Luljeta Stërmilla.

Skuadra e Skënderbeut ka konfirmuar rikthimin e liberos Anxhela Mehmeti, adoleshentes Alisja Kaso dhe qendrës Sara Malaj. Nga Kolumbia ka mbërritur edhe organizatorja Nathalia Borrero Acosta.

Një tjetër lojtare e huaj është amerikania Ramonni Cook (diagonaliste). Më herët janë konfirmuar edhe rinovimet me Irsa Metanj, Desara Shaholli, Sindi Mullalli dhe Hajdi Xhengo.

Nuk ka mbetur pas ekipi kampion i Pogradeci, që është përforëcuar me organizatoren polake Patrycja Papszun. Një tjetër përforcim është qendra amerikane Anna Grace Massari si dhe shuteret amrikane Mylei Vargas Deason e Athena Ardila.

Klubi liqenor ka konfirmuar edhe nënshkrimet e Edona Kalludra, Mikaela Koleci, Denada Hasaj, Emanuela Ramo dhe Kejda Kodra.

Disa ndryshime të rëndësishme ka bërë edhe ekipi i Dinamo, që sezonin e ri do të drejtohet nga trajneri i ri Kliton Dodaj. Klubi blu ka konfirmuar rinovimin me kapitenen Emi Bregu, ndërkohë që janë zyrtarizuar afrimet e  Uenda Bytyci, Desjona Filaj dhe Dea Lleshi.

The post Ndizet merkato e volejbollit: Tirana, Skënderbeu, Pogradeci me përforcime të huaja, lëviz edhe Dinamo appeared first on Telesport.