Pavarësisht se vëmendja e të gjithëve sonte është në ndeshjet e Champions League, në La Liga, Valencia dhe Real Oviedo, u përballën në “Mestalla”, në ndeshjen e fundit të javës së shtatë.

Vendasit e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin pas 4 minutash lojë, ku Arnaut Danjuma shënon një gol shumë të bukur me një veprim fantastik akrobatik. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Valencia-n.

Në minutën e 75-të, holandezi Danjuma gabon nga pika e bardhë e penalltisë, ku mund të kishte vulosur fatin e ndeshjes. Përmbysja e madhe e Real Oviedo, ndodhi brenda një minute.

Në minutën e 85-të, Luka Ilic shënon pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe rrëmujës në zonë. Megjithatë, Real Oviedo nuk mjaftohet me kaq dhe gjen golin e avantazhit, pas një aksioni të shpejtë, ku Salomon Rondon dëegon topin në rrjetë. Në minutat shtesë, Oviedo luajtu me një lojtar më pask, pasi autori i golit të parë, Luka Ilic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la fushën e lojës.

Real Oviedo, e rikthyer në La Liga pas 24 vitesh, merr fitoren e dytë për këtë sezon dhe tani renditet në vendin e 14-të me 6 pikë, ndërsa Valencia mbetet në vendin e 12-të me 8 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Ndodh në La Liga, shënohen dy gola për një minutë. Ekipi i rikthyer pas 24 vitesh bën surprizën e madhe (video) appeared first on Telesport.