Ish-mesfushori i Holandës dhe i dsa klubeve të njohura, tashmë në rolin e analistit, Rafael van der Vaart, ka theksuar sërish aftësitë e mëdha që sheh te Donyell Malen, i cili po shkëlqen te Roma këtë sezon.

“Gjithmonë kam thënë se Malen ka potencialin për të arritur nivelin e Kylian Mbappe. Thjesht, kjo nuk shfaqet gjithmonë,” tha van der Vaart për Ziggo Sport. “Nuk kam turp ta them. Dhe ndoshta njerëzit do të qeshin me mua për këtë. Por unë vërtet besoj se ai mund ta arrijë nivelin e Mbappe”, shtoi ish-mesfushori.

27-vjeçari ka regjistruar tashmë 16 gola dhe pesë asiste në 15 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Me 12 golat e shënuar në kampionat, ai kryeson renditjen e golashënuesve në Serie A. Malen ka shënuar 26 gola në Serie A gjatë vitit kalendarik 2026, duke u bërë lojtari i parë i Romës në 66 vitet e fundit që e kalon shifrën e 25 golave ​​në kampionat brenda një viti kalendarik. Një arritj

The post “Ndoshta do të qeshni…”, Rafael van der Vaart beson se ylli i Serie A mund të arrijë nivelin e Mbappe appeared first on Telesport.