Të shtunën, më 24 maj 2025, KF Shkëndija 77 zhvillon ndeshjen vendimtare për ngjitjen në Ligën e Dytë. Shkëndija e Haraçinës do të përballet me FK Osogovo me fillim nga ora 17:00. Ndeshja do të luhet në Kavadar. Nga Klubi Shkëndija 77 në një postim në rrjetet sociale thonë se nuk e kanë problem ndryshimin e stadiumit, por kërkojnë nga FFM referim të drejtë dhe fer.

“Ndeshja e balotazhit do të luhet në Kavadarc, jo në Çair siç ishte paralajmëruar më parë.

Nuk kemi problem me ndryshimin e stadiumit – ajo që kërkojmë nga FFM është vetëm referim i drejtë dhe fer.

Ne besojmë te skuadra jonë dhe jemi gati për fitore!”, thonë nga Klubi Shkëndija 77.