Sipas rezultateve fillestare në komunën e Dibrës do të ketë raund të dytë votimi, ndërsa në garë për postin e kryetarit të komunës do të jenë Fisnik Mela nga VLEN dhe Ramadan Imeri kandidat i pavarur.

Në Shtabin e VLEN-it është festuar rezultati bindës në raundin e parë në të cilin Mela sipas shtabit ka fituar 3226 vota.

Mela përmes një postimi në Fejsbuk falënderoi për mbështetjen dhe shkroi “Faleminderit Dibër”.

“Ju falënderoj nga zemra, të dashur qytetarë të Dibrës për besimin dhe mbështetjen! Kjo fitore është e juaja – fitorja e njerëzve që besojnë dhe votojnë me zemër për qytetin tonë. Vazhdojmë edhe më fuqishëm dhe më të bashkuar për Dibrën – për të rinjtë, fëmijët dhe të ardhmen e qytetit tonë! Zoti e bekoftë Dibrën”, shkroi Mela.

Sipas të dhënave fillestare, kandidati i pavarur, Imeri ka fituar 2447 vota, ndërsa kandidati i AKI-së, Ilirjan Fetahu 2025 vota.

Në listën e vetme të votuesve në këtë komunë janë të regjistruar 19763 persona me të drejtë vote ose mbi 41 për qind.