Në Kosovë, deputetët dështuan sërish sot në tentimin për konstituimin e Kuvendit, përpara se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se seanca do të vazhdojë sërish në orën 22:00, për një tentativë të fundit, të 54-të. 107 deputetë ishin të pranishëm në sallë, por konstituimi dështoi pasi që sërish nuk pati propozime dhe kuorum për formimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri. Pas mesnatës, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë vendim apo veprim në drejtim të konstituimit të Kuvendit. Kjo pasi që një vendim i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar në orët e vona të 24 korrikut, vendosi masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht.

The post Në Kosovë, deputetët dështuan sërish sot në tentimin për konstituimin e Kuvendit appeared first on Alsat.