Në nderim të Epopesë së UÇK-së, liderët e VLEN-it pasditën e sotme kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, duke përkujtuar sakrificën e të rënëve për lirinë e Kosovës, transmeton TV21.
Izet Mexhiti njëri nga drejtuesit e VLEN-it në rrjetin social Facebook shkruan: Në Prekazin heroik. Te konaku famëmadh i familjes Jashari, ku Baci Rifat si gjithnjë i fortë si kështjellë.
Në ditën e fundit të Epopesë së UÇK-së, nderuam kryeheroin Adem Jashari dhe gjithë të rënët e luftës së fundit në Kosovë.
Secila vizitë në familjen Jashari është rimësim se sa e shtrenjtë është liria. Epopeja e UÇK-së me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mbetet pika e kthesës në rrugën për çlirim e pavarësi të Kosovës.
