Policia e Shqipërisë ka finalizuar operacionin e koduar “Tools” në Tiranë, duke vënë në pranga një 42-vjeçar të dyshuar për një vjedhje të kryer në një dyqan.
Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari, i identifikuar me inicialet B. Sh., banues në Tiranë dhe i dënuar më parë për vjedhje, dyshohet se më 1 prill 2026, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur një shumë parash nga xhiroja ditore e një dyqani, duke kanosur punonjësen me thikë.
Gjatë operacionit, janë sekuestruar një thikë dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.
Autoritetet bëjnë me dije se po vijojnë hetimet për të dokumentuar nëse i njëjti shtetas është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
