E ardhmja e Carlo Ancelotti-t në krye të stolit të Real Madrid do të vendoset në fund të këtij sezoni. Florentino Perez është treguar mjaft i qartë me teknikun italian, në rast se Real-i nuk fiton asnjë nga dy trofetë madhor ku është në garë, La Liga dhe Champions, largimi i Ancelotti-t në fund të sezonit është i sigurt.
Fichajes raporton se Chelsea po monitoron nga afër situatën e trajnerit italian dhe në rast se ndodhë largimi i tij në fund të sezonit nga Reali, klubi londinez është gati të rikthejë italianin për herë të tretë.
Drejtuesit e Chelsea-s janë të pakënaqur me Enzo Maresca-n, ku klubi londinez rrezikon shumë të sigurojë pjesëmarrjen për sezonin e ri në Champions League, ndaj po mendojnë për rikthimin e Ancelotti-t.
Për ta bindur 65-vjeçarin, drejtuesit e Chelsea-s janë gati t’i besojnë atij një projekt ambicioz dhe sigurisht t’i ofrojnë atij një ofertë shumë fitimprurëse, e vështirë për t’u refuzuar.
The post Në rast largimi nga Reali, Ancelotti merr propozimin e bujshëm nga gjiganti i Premier League appeared first on Telesport.
