Inter do të pranojë largimin e Alessandro Bastoni-t në verë vetëm për një ofertë mbi 70 milionë euro. Për italianin ka interes konkret nga Barcelona, por edhe ekipe të tjera të mëdha si PSG dhe Liverpool.
Në rast se ndodh largimi i Bastoni-t, drejtuesit zikaltër e kanë gjetur pasuesin ideal të 27-vjeçarit. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin ekuadorian të Club Brugge, Joel Ordonez, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon.
Duke ditur interesin e madh ndaj tij, jo vetëm nga Inter, Club Brugge ka lënë të kuptohet se nuk do ta pranojë largimin e tij për më pak se 35-40 milionë euro, kështu që Inter e di tashmë çmimin që do të duhet të paguajë për qendërmbrojtësin 21-vjeçar.
The post Në rast se ikën Bastoni, Inter e ka gati zëvendësuesin. Është 21-vjeç dhe kushton 35-40 milionë euro appeared first on Telesport.
