Në Shkup u mbajt “Parada e Krenarisë”

Nën moton “Do të (mbi) jetojmë së bashku!”, sot në Shkup u mbajt Parada e Gjashtë me radhë e Krenarisë, me fokus të qartë te bashkësia, rezistenca dhe lufta për të drejtat e komunitetit LGBTI+, përcjell TV21. Ngjarja e këtij viti u paralajmërua dhe u realizua në formë proteste, dhe jo festë, për shkak, siç theksuan organizatorët, të gjuhës së urrejtjes gjithnjë në rritje, mosinteresimit institucional dhe regresit të të drejtave të njeriut për personat LGBTI+ në vend.

Photo: Prizma.mk

Marshi filloi në Parkun “Gruaja luftëtare”, prej nga pjesëmarrësit marshuan drejt Kuvendit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe përfunduan para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Photo: Prizma.mk

Ngjarja u zhvillua në mënyrë paqësore, me mbështetje nga aktivistë, organizata qytetare dhe individë që angazhohen për barazi, dinjitet dhe liri për të gjithë qytetarët, pa dallim të orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor.