Në Shkup, Veles, Kavadar dhe Demir Kapi u mat 41 gradë, për nesër njoftohet temperatura deri në 42 gradë.

Temperatura më e lartë prej 41 gradësh u mat sot në Shkup-Petrovec, Veles, Kavadar dhe Demir Kapi, ndërsa 40 gradë u mat në Zajçev Rid në Shkup dhe në Gjevgjeli. Siç informoi UMMR, 39 gradë u matën në Manastir, Shtip dhe Strumicë, 38 në Tetovë dhe Vinicë, 37 në Prilep, 36 në Kriva Palankë, 35 në Ohër dhe Pretor, 34 në Berovë, 31 në Krushevë dhe Mavrovi Anovi, 30 në Lazaropole dhe 26 në Popova Shapka.

Deri në fund të ditës moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët deri në mesatare nga perëndimi dhe jugperëndimi. Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe kryesisht i qetë.

Moti nesër do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, dhe në pjesët perëndimore herë pas here erë e fortë nga jugperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 13 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 35 deri në 42 gradë.

Në Shkup do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë me erë të dobët deri në mesatare nga jugperëndimi. Temperatura minimale do të bjerë në 20, ndërsa maksimale do të arrijë 41 gradë.

Nën ndikimin e një vale të nxehti nga jugu deri të shtunën (26 korrik), moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Temperatura ditore kudo do të jetë mbi mesataren për muajin korrik, njofton UHMMR.