Real Madrid po mbyll sezonin e dytë rresht pa trofe, gjë aspak e zakontë për një klub të tillë. Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme të verës së kaluar, ardhjes së një trajneri premtues si Xabi Alonso, i cili më pas u largua në mes të sezonit, klubi madrilen dështoi të fitonte trofe.
Sipas asaj që zbulon Defensa Central, në Spanjë mendojnë se një nga arsyet kryesore që ka ndikuar në mungesën e trofeve këto dy sezone është gjendja fizike e lojtarëve, duke iu referuar dëmtimeve të shumta. Real Madrid ka pësuar gjithsej 118 lëndime këtë sezon, ndërkohë që dy rivalët kryesor, Barcelona dhe Atletico Madrid kanë pësuar 146 lëndime së bashku.
Drejtuesit e “Los Blancos” po shqyrtojnë mundësitë për të bërë ndryshime në stafin dhe shërbimin mjekësor të klubit. “Mbetet të shihet se çfarë forme do të marrin këto ndryshime, duke pasur parasysh se Niko Mihic mori drejtimin e këtij departamenti në dhjetor 2025, më pak se një vit më parë”, shkruan Defensa Central.
The post Në Spanjë gjejnë arsyen e vërtetë pse Real Madrid nuk ka fituar trofe në dy sezonet e fundit appeared first on Telesport.
