Ministria e Shëndetësisë njofton për të lënduarit nga fatkeqësia në Koçan se nga dita e djeshme nuk ka ndryshime në numrin e pacientëve të hospitalizuar, në Shkup janë duke u trajtuar gjithsej 16 pacientë dhe janë në gjendje të mirë të përgjithshme. Prej tyre, 6 janë në ish spitalin e qytetit dhe spitalin 8 Shtator dhe 4 në qendrën klinike. Në 24 orët e fundit në Klinikën e Toksikologjisë janë pranuar 4 pacientë nga jashtë dhe pasi janë bërë analizat toksikologjike janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Të gjithë janë në gjendje të mirë të përgjithshme. Gjatë ditës së djeshme, te dy pacientë nga Selaniku ka përmirësim të caktuar, duke u zhvendosur nga terapia intensive në repartin e kirurgjisë plastike. Gjendja e pacientëve të tjerë është e pandryshuar. Për sot nuk ka asnjë njoftim për kthimin e pacientëve të tjerë nga jashtë.