Gazetar: Miki Trajkovski

Presidenti amerikan Donald Trump i cili erdhi në Vevçan për ta aneksuar atë, si dhe fisi nga Afrika, ishin maskat që ngjallën interesin më të madh në edicionin e sivjetmë të Karnavalit të Vevçanit.

Vevçanasit u tallën edhe me kampet e migrantëve, konfliktin ruso-ukrainas, mungesën e personelit, birrarinë e Vevçanit, bitcoinët, Mister Beanin, varfërinë ndërsa tallën edhe ministren virtuale të Shqipërisë.

„Ne jemi migrantë, por jemi këtu për punë të përkohshme. Duan të na bëjnë kampe, por ne nuk duam kampe, do të bëjmë grevë. Ne jemi mirë pa kampe.“

„Bitcoinët dhe kjo është ministrja virtuale për inteligjencë artificiale.“

„Unë jam nga Beogradi. Vijmë tashmë për herë të tretë dhe çdo vit kthehemi kur kemi kohë. Kjo është shtriga ime personale, e cila përshtatet me të gjitha shtrigat e tjera.“

„Maksim, Maksim, Maksim, Maksim. Rroftë Maksimi!“

„E di që opozita nuk e di, por e di që unë e di se ata e dinë që asgjë nuk dinë. Në këtë moment e di që nuk e di kur do të hyjmë në BE. E di që do ta dimë kur ta dinë të gjithë, edhe ata që tani nuk dinë, sepse ata që duhet të dinë, prej kohësh nuk dinë.“

„Duhet ta aneksojmë Vevçanin dhe të sjellim demokraci këtu. Në të njëjtën kohë këtu ka rezerva të mëdha ari dhe rakie, dhe kemi ardhur t’i ndihmojmë t’i shpëtojmë.“

„Ne jemi fisi afrikan shumëngjyrësh. Japim ide dhe maska është ndërtuar vetë. Duam ta dëbojmë të keqen nga i gjithë Vevçani. Prandaj kemi ardhur nga Afrika në Vevçan për ta nxjerrë të keqen.“

Autoritetet lokale thonë se maskat nuk dihen deri në fillimin e defilesë kryesore.

“Nuk mund ta arrestoni atë që e luan Hitlerin vetëm pse luan një personazh negativ. E njëjta gjë është edhe këtu. Ky është teatër në qiell të hapur. Nuk ka hidhërim. Nuk është fyerje, por diçka që ka ekzistuar. Ndonjë incident individual mund të zgjasë dy-tre minuta, por nuk është asgjë serioze, sipas meje”, tha Spase Koçoski – kryetar i Vevçanit.

Karnavali përfundon nesër me djegien tradicionale të maskave në qendër të fshatit. /Alsat.mk

The post Në Vevçan mbahet karnavali tradicional appeared first on Alsat.