Deri në pasditen e së hënës, filmi i animuar kinez “Ne Zha 2” arriti një vlerë të përgjithshme të ardhurash nga biletat prej 12.05 miliardë juanësh (rreth 1.66 miliardë dollarë amerikanë), duke përfshirë parashitjet e biletave dhe fitimet jashtë vendit. Kjo shumë e kaloi atë të filmit “Mbreti Luan”, duke e bërë “Ne Zha 2” të parin film aziatik që renditet ndër 10 filmat me më shumë të ardhura nga shitja e biletave të kinemave në mbarë botën.

Para kësaj, “Ne Zha 2” ka shënuar disa rekorde, përfshirë atë si filmi i dytë i animuar me fitime më të larta globale në të gjitha kohërat, filmi i parë kinez dhe aziatik me të ardhurat nga biletat mbi 10 miliardë dollarë amerikanë, si edhe filmi i parë në botë që i kalon 1 miliard dollarët amerikanë të ardhura në një treg të vetëm.

Shikuesit e kanë vlerësuar gjerësisht filmin për elementet e tij të pasura kulturore kineze, animacionin mahnitës dhe cilësinë e lartë të prodhimit, duke vënë në dukje që ai ofron mundësi të shumta për të eksploruar kulturën kineze.Filmi është për të gjitha moshat. Mund të mësoni diçka prej tij, dhe ndoshta të njihni thellësisht një kulturë. Ka disa momente në animacion që janë me të vërtetë të mahnitshme nga ana pamore. Edhe teknikat e animacionit janë shumë të bukura.


