
Në Zonën 5 dhe Zonë 6 zgjedhore, Aleanca për Shqiptarët mbeti pa asnjë komunë me shumicë shqiptare, shkruan gazeta KOHA.
Në Zonën 6 zgjedhore – në Pollog, koalicioni VLEN ka fituar katër komuna – Tetovë, Tearcë, Zhelinë dhe Bogovinë, ndërsa në Gostivar dhe Vrapçishtë do të ketë rivotim brenda gjashtë muajve pasi më 19 tetor, nuk u arrit censusi prej 30% të daljes në votime.
Edhe në Zonën 5 zgjedhore që përfshin Kërçovën, Strugën, Dibrën, Manastirin, Prespën dhe Ohrin, AKI nuk ka fituar asnjë komunë. Dibrën e fitoi Fisnik Mela i VLEN-it, ashtu sikurse Blerim Islami që fitoi në Komunën e Dollnenit. AKI nuk e fitoi as Strugën, ndërsa e humbi Kërçovën.
Në këtë Zonë, AKI fitoi Komunën e Pllasnivës, megjithëse nuk konsiderohet komunë me shumicë shqiptare.
AKI ka fituar një komunë në Zonën 1 zgjedhore (Studeniçanin), një në Zonën 2 (Likovën) si dhe një në Zonën 3 zgjedhore – Çashkën. (koha.mk)

