Nedim Bajrami ka shënuar sërish për Rangers në Skoci. Mesfushori i Kombëtares ka shënuar një gol me mjaft peshë në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës, pasi pati vlerën e përmbysjes kundër Motherwell.

Bajrami dërgoi kështu në finale Rangers, aty ku i pret rivali i përjetshëm, Celtic.

Motherwell e mbylli në avantazh 1-0 pjesën e parë, por në të dytën fillimisht shënoi Desers për skuadrën e Bajramit e më pas vetë lojtari i Kombëtares tundi rrjetën në minutën e 81.

Pasi shënoi, Nedim Bajrami festoi duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.