Pep Guardiola po përjeton sezonin më të vështirë që nga viti 2016 kur u emërua trajner i “Qytetarëve”. I mbetur jashtë çdo objektivi madhor të këtij sezoni, Pep Guardiola tani uron që ekipi i tij të sigurojë kualifikimin për në Champions League për sezonin e ardhshëm.
“Në këto 3 muaj të mbetur të kualifikohesh në Champions League për sezonin e ardhshëm, për ne është sikur të fitojmë Premier League”, tha Guardiola.
Manchester City do të presë nesër në “Etihad” Liverpool-in, në një sfidë shumë interesante edhe pse të dy ekipet vijnë me objektiva të ndryshëm. Liverpool duket i sigurt drejt titullit, aq më tepër pas disfatës së sotme të Arsenalit në shtëpi dhe aktualisht diferenca me vendin e dytë është 8 pikë, në rast se ekipi i drejtuar nga Arne Slot fiton nesër në “Etihad”, diferenca do shkonte në 11 pikë, gjë që do të thoshte se gara për titull do jetë e mbyllur përfundimisht.
Si rrallëherë në 10 sezonet e fundit, Manchester City do të luftojë deri në fund për të siguruar një biletë për në Champions League për sezonin e ardhshëm, janë të paktën 5-6 ekipe që do jenë në garë deri në fund për të arritur këtë objektiv.
The post “Nëse arrijmë këtë objektiv, është njësoj sikur të kemi fituar Premier League” appeared first on Telesport.
