Në përfundim të ndeshjes ndaj Valencia, ku Real Madrid fitoi 0-3, trajneri Jose Mourinho përgëzoi të tijtë për fitoren, por thurri lavde sidomos për kapitenin Federico Valverde.
Portugezi e ka aktivizuar kapitenin e ekipit në rolin e mbrojtësit të djathtë, ku ka qenë i shkëlqyer. Pavarësisht se luan në një pozicion më të tërhequr, Valverde nuk e ka humbur aftësinë e tij për të qenë i rrezikshëm në sulm. Ai ka arritur të shënojë në dy ndeshjet e tij të fundit, madje gola spektakolarë.
“Ai është një nga lojtarët më multifunksionalë që ekzistojnë në futbollin botëror. Nuk kam nevojë ta bind për asgjë. Ai është kapiteni i Real Madridit; nëse duhet të luajë si portier, ai luan me doreza e gjithçka tjetër”, tha Mourinho në konferencën për shtyp, pas ndeshjes.
The post “Nëse do duhej të luante si portier, ai do ta bënte”, Mourinho nuk kursehet aspak për yllin e Real Madridit appeared first on Telesport.
