Edhe pse Vinicius Junior e ka mohuar vazhdimisht mundësinë për t’u larguar nga Reali në verë, braziliani mund të ndryshojë mendje duke parë insistimin e vazhdueshëm të klubeve arabe dhe ofertave të tyre të jashtëzakonshme.

Te Reali janë të bindur që Vinicius Junior do vazhdojë të qëndrojë në Madrid, por gjithsesi po punojnë për planin B, nëse ndodh që braziliani të largohet në verë.

Mediat spanjolle zbulojnë se ylli i Athletic Bilbao-s, Nico Williams, shihet nga bordi i Real Madridit si zëvendësuesi i mundshëm i Vinicius Junior, nëse ndodhë që ai të largohet. Klauzola e largimit të Nico Williams është 65 milionë euro, shifër mëse e përballueshme për Realin, aq më tepër që klubi madrilen do “mbushë arkën” nga shitja e Vinicius, nëse ndodhë.

Verën e kaluar, Williams ishte shumë pranë transferimit te Barcelona, por në fund zgjodhi të vazhdojë me Bilbao-n, por ndoshta këtë verë mund të kemi një skenar tjetër.

The post Nëse ikën Vinicius, Reali e ka gati zëvendësuesin dhe kushton 65 milionë euro appeared first on Telesport.