Nëse Lionel Messi fiton Kupën e Botës, e cila do të ishte për herë të dytë rresht, atëherë nuk do të kishte më vend për debatin se kush është lojtari më i mirë në histori, referuar krahasimit të përjetshëm me Cristiano Ronaldon dhe legjendat e tjera. Ky është mendimi që shpreh Wayne Rooney, pak para finales Spanjë-Argjentinë.
“Nëse Argjentina fiton Kupën e Botës, mendoj se Lionel Messi do t’i japë fund të gjitha debateve. Ai do të jetë më i madhi i të gjitha kohërave. Edhe mbështetësit e Cristiano Ronaldos do të duhet ta respektojnë këtë.
Gjithmonë kam thënë se mund të zgjidhni njërin prej tyre, por ajo që Messi ka arritur në këtë Kupë Bote… Nëse i shtojmë Kupën e Botës së mëparshme dhe nëse Messi fiton sërish trofeun sot, përfundimisht kjo do t’i japë fund të gjitha debateve”, tha Rooney.
The post “Nëse Messi fiton Botërorin sot…”, Wayne Rooney bën deklaratën e fortë para finales appeared first on Telesport.
