Edhe për nesër janë paralajmëruar protesta, në Shkup dhe në Tetovë. Në kryeqytet protestat i organizon nisma “Kush e ka radhën?”, në orën 18:59 në sheshin “Maqedonia”. Ata përmes një postimi në rrjetet sociale kanë kërkuar nga institucionet kompetente që të publikohet në mënyrë transparente i gjithë dokumentacioni që lidhet me funksionimin e klubit “Puls” në Koçan, nga hapja e tij deri te tragjedia. Njëkohësisht, kjo nismë ka demantuar se kanë ndonjë lidhje me organizatorët e protestave në Serbi, pasi siç thonë, këtë lidhje janë munduar ta bëjnë disa profile të rrejshme dhe media propaganduese. Nga “Kush e ka radhën?” thonë se nisma është qytetare dhe nuk ka qëllim të përfshihet në organizimin studentor dhe shtojnë se besojnë në aftësinë e studentëve për t’u ndarë nga ndikimet partiake dhe të jashtme. E nga ana tjetër, në Tetovë protesta është thirrur nga iniciativa “Zero”, dhe do të fillojë në orën 12.30 në sheshin “Iliria”, me moton “protestë kundër korrupsionit që vret”, ndërsa kanë shtuar se kanë “zero prapavijë politike”, pasi janë “qytetarë të shqetësuar që kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi të vërtetë”./TV21/
