Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike, gjatë së cilës kanë rënë dakord për një takim të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri të ditur zyra e Netanyahut.
Sipas njoftimit zyrtar, Netanyahu e ka uruar Trump për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, duke theksuar marrëdhëniet e forta mes dy vendeve.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se kryeministri izraelit e ka cilësuar SHBA-në si një garant të lirisë globale.
Marrëdhëniet mes Netanyahut dhe Trump janë përshkruar si të ndikuara nga tensione gjatë konfliktit me Iranin, për shkak të dallimeve në qëndrimet mbi mënyrën e trajtimit të situatës në rajon.
Zyra e Netanyahut nuk ka bërë të ditur një datë konkrete për zhvillimin e takimit mes dy liderëve.
