Netanyahu i portretizuar si Pinokio pranë Trump, një provokim artistik në Tel Aviv

Protestuesit izraelitë përfituan nga takimi në Shtëpinë e Bardhë midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut për të dërguar një mesazh nga një plazh i Tel Avivit, jo shumë larg ambasadës amerikane. Ata vizatuan një portret të madh të dy udhëheqësve në rërë.

Vizatimi tregonte Trumpin dhe Netanyahun ballë për ballë, me Netanyahun e vizatuar me një hundë të zgjatur, si Pinokio, raportoi Reuters.

Poshtë saj shkruhej: “Mos u mashtroni përsëri”. Instalacioni u organizua nga aktivistë dhe familje të të burgosurve. Kjo nuk është hera e parë që mesazhe të tilla shfaqen në plazhet e Tel Avivit. Ato janë bërë një lloj simboli i rezistencës ndaj qeverisë Netanyahu.

The post Netanyahu i portretizuar si Pinokio pranë Trump, një provokim artistik në Tel Aviv appeared first on Alsat.