Skuadra e New York Knicks është një hap titullit kampion në Konferencën e Lindjes. Në ndeshjen e tretë finale luajtur sot në fushën e Cleveland, ata fituan 121-108.

Tashmë skuadra nju-jorkeze udhëheq 3-0 serinë e takimeve finale dhe janë vetëm një triumf larg titullit në këtë kah të NBA-së. Fitorja e sotme jashtë fushe ishte mjaft e rëndësishme për skuadrën mike.

Të dyja skuadrat dueluan fort për fitoren, por vendasit nuk arritën dot të bëjnë diferencën edhe pse luanin para publikut të tyre. Dyshja Mitchell-Mobley realizoi 47 pikë, por që s’mjaftuan

Për New York, ai që bëri diferencën në fushë ishte Jalen Brunson, autor i 30 pikëve, mbështetur edhe nga Bridges me 22 pikë e Anunoby me 21 pikë (të gjithë titullarët realizuan mbi 12 pikë).

Konferenca e Lindjes, finale

New York – Cleveland, 121-108 (3-0)

Konferenca e Perëndimit, finale

Oklahoma – San Antonio, (2-1)

The post New York triumfon në fushën e Cleveland, është një fitore larg titullit në Lindje appeared first on Telesport.