Newcastle është rikthyer te fitorja në Premier League, pasi mundi në “St.James’ Park” 2-0 Nottingham Forest. Golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht Bruno Guimaraes zhbllokoi shifrat me një gol fantastik nga distanca në minutën e 58-të. Nick Woltemade dyfishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 84-të, e fituar nga Bruno Guimaraes, pasi braziliani u pengua brenda zonës.
Aston Villa mundi 2-1 Burnley, duke marrë fitoren e dytë rresht. Armando Broja u aktivizua në minutën e 60-të, por pa arritur të gjejë dot rrjetën. Golin e vetëm për Burnley e shënoi Ugochukëu me kokë, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit.
Everton bën përmbysjen e madhe ndaj Crystal Palace dhe fiton 2-1. Miqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh 0-1, falë golit të Daniel Munoz. Përmbysja e Everton erdhi në 15 minutat e fundit. Fillimisht, Iliman Ndiaye barazon shifrat 1-1 nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutat shtesë, Jack grealish gjendej në kohën dhe vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë dhe për t’i dhënë fitoren e madhe Evertonit.
Në ndeshjen tjetër, Wolves barazoi 1-1 ndaj Brighton.
The post Newcastle rikthehet te fitorja. Broja luan për 30 minuta, por nuk e shpëton dot Burnley-n nga humbja. Jack Grealish i jep fitoren e madhe Evertonit appeared first on Telesport.