Temperatura më e ultë mëngjesin e sotëm është regjistruar në Mavrovë, ku janë matur vetëm 3°C. Temperatura të ulëta janë regjistruar edhe në Kodër të Diellit(4°C), Kriva Pallankë (5°C), Berovë (6°C), si dhe Lazaropole dhe Krushevë (7°C), përcjell TV21.
Në Shkup-Petrovec, Kavadar, Ohër, Kumanovë, Prilep, Vinicë dhe Strumicë janë matur rreth 8–9°C, ndërsa në Pretor, Tetovë dhe Manastir rreth 10°C. Më të ngrohta kanë qenë Velesi, Shkupi (Zaçev Rid) dhe Gjevgjelia me rreth 11°C, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Kodër të Diellit ka ka edhe mbulesë bore prej 25 cm.
Sipas parashikimit, dita do të jetë me diell dhe vranësira të lehta
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të lehta, me erë mesatare deri të fortë nga juglindja, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 20°C.
