Pas triumfit me Argjentinën në Botërorin e vitit 2022, Lionel Messi ka arritur një tjetër record. Sipas “Forbes”, pasuria e tij neto vlerësohet në 1.1 miliardë dollarë (rreth 1 miliard euro).
Gjatë më shumë se 20 viteve si profesionist, të ardhurat e tij bruto kanë arritur 1.8 miliardë dollarë (1.6 miliardë euro). Rreth 1,2 miliardë dollarë vijnë nga pagat te klubet ku ka luajtur, ndërsa 600 milionë dollarë nga sponsorizimet, markat globale dhe aktivitetet sipërmarrëse.
Barcelona e afroi Messin kur ishte vetëm 13 vjeç, për shumën ekuivalente me 42 mijë euro, në një marrëveshje të famshme të firmosur mbi një pecetë. Në kulmin e karrierës, ai përfitonte afro 75 milionë euro neto në sezon, ndërsa te PSG-ja fitonte 35 milionë euro në vit.
Pasi refuzoi ofertat saudite që arrinin deri në 400 milionë dollarë në vit, Messi zgjodhi Inter Miami, me kontratë deri më 31 dhjetor 2028. Paketa e tij vjetore vlerësohet në 70–80 milionë dollarë.
Pas tërheqjes nga futbolli, një klauzolë i mundëson të marrë rreth 10% të aksioneve të klubit amerikan.
The post Nga firma mbi një pecetë në miliarder…; “Forbes” llogarit pasurinë e Messit dhe fitimet e karrierës appeared first on Telesport.
