Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur tre aktakuza ndaj policëve që ndërlidhen me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan. Në brifingun e së premtes prokurorja Ivana Aleksova-Trajçeva u tha gazetarëve se në aktakuzën e parë për “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” akuzohen 9 policë dhe 4 shefa policie, të cilët nuk kanë vepruar sipas kompetencave. Nga 10 policët në aksion, njëri tashmë ka ndërruar jetë, kurse 4 shefat e policisë nga SPB Shtip që ishin në detyrë ngarkohen për mos realizimin e plan-veprimit aksional në terren ku kishte të organizuar mbrëmje live.
“Sipas video pamjeve nga Diskoteka Pulse në orën 02:20 më 16.03.2025 pak minuta para se të ndodh zjarri, kanë hyrë për kontroll 10 policë nga Reparti për punë të brendshme Koçan dhe Reparti policor i Probishtipit, (dhe 4 shefa policorë nga SPB-Shtip) të njëjtit nuk kanë reaguar për heqjen e mjeteve piroteknike që kanë qenë në skenë. Nuk kanë vepruar për largimin e të miturve prezent në diskotekë, për të cilët u shërbye edhe alkool, por dyshohet për përdorim droge tek të tjerët. Madje nuk kanë marrë masa për largimin e mbi populluar të pranishmëve që ishte dyfishi nga kapaciteti i objektit“, tha Ivana Aleksova – Trajçeva – Prokurore e PTHP-NKOK.
Këto tri akt akuza u dorëzuan në Gjykatën Penale në Shkup pas kryerjes së hetimit të gjerë që përfshinte 27 zyrtarë policorë. Përveç aktakuzës së parë, u ngritën edhe aktakuza kundër 12 policëve të tjerë, 9 prej të cilëve akuzohen për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve”, gjatë lëshimit të lejes për funksionimin e kabaresë në vitet 2022 dhe 2023, gjë që mundësoi fitimin e përfitimeve të paligjshme pasurore. Tre oficerë policie akuzohen për futjen e të dhënave të pasakta gjatë përgatitjes së të dhënave zyrtare dhe mundësimin e kryerjes së të procedurave kundërvajtëse. Për këtë, aktakuzë është paraqitur nga PTHP-NKOK kundër këtyre tre oficerëve të policisë të cilët nuk i kanë kryer detyrat e tyre zyrtare.
“Lidhur me 7 oficerë policie të tjerë, ne lëshuam Urdhër për ndërprerjen e procedurës hetimore, pasi është vërtetuar se kompetencat e tyre ligjore nuk janë në shkaktimin e drejtpërdrejtë që pasoi me ndodhjen e zjarrit dhe nuk mund të ndiqen për Veprën penale ‘Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme’ por është përcaktuar se këta oficerë policie akuzohen për veprime që i kanë ndërmarrë në periudhën nga 07.12.2012 deri më 21.01.2022, gjatë përgatitjes së procesverbalit të kontrollit të kryer në klub, në të cilin kanë gjetur shkelje sipas nenit 21 të Ligjit për Kundërvajtje kundër Rendit dhe qetësisë publike dhe sigurinë në trafik që kanë të bëjnë me një numër të caktuar vendesh parkimi. Për disa nga veprimet është përcaktuar afati i skadimit të ndjekjes penale, për të cilët do të vazhdojnë me tjetër akuzë nga Prokuroria Publike e Koçanit, ndërsa për mos veprimet e ndërmarra në vitin 2022-2023, është zhvilluar një procedurë paraprake hetimore, për të cilën aktakuza në fjalë u ngrit sot“, u shpreh Ivana Aleksova – Trajçeva – Prokurore e PTHP-NKOK.
Prokuroria konsideron se këto veprime mund të klasifikohen nën kualifikimin ligjor për veprën penale të Shpërdorimit të pozicionit zyrtar dhe autorizimit sipas nenit 353, paragrafi 1 ose paragrafi 3, në lidhje me nenin 1 të Kodit Penal, varësisht nga përfitimi pasuror i fituar. Për të gjithë të akuzuarit, masat për të siguruar praninë e tyre në procedurë mbeten në fuqi, derisa të merret vendimi nga gjykata kompetente.
Në lëndën gjyqësore paralele nga Prokuroria e Themelore e Koçanit 35 individë dhe tre persona juridikë janë tashmë në bankën e të akuzuarve për zjarrin në Puls, përfshirë pronarin, të afërmit e tij, inspektorët e institucioneve shtetërore, ish-ministrat dhe anëtarët e agjencisë që siguronte sigurinë për diskotekën dhe pronarin e sigurimit. Të gjithë u deklaruan të pafajshëm lidhur me zjarrin që ndodhi më 16 mars 2025 në “Pulse” në Koçan, në të cilin 63 persona humbën jetën dhe 223 persona pësuan lëndime të rënda trupore dhe lëndime të lehta trupore.
