Real Madrid dhe Bayern Munich do të përballen sonte në çerekfinalen e parë në Champions League, e cila do të luhet në “Santiago Bernabeu”. Dy klubet janë ndër të mëdhenjtë dhe të rëndësishmit në historinë e Champions League dhe gjithë historisë së futbollit.

Përtej rivalitetit të vazhdueshëm në fushë dhe në këtë kompeticion, të dy klubet kanë një histori të veçantë mes tyre, duke qenë se jo pak lojhtarë kanë veshur fanellat e tëdyja skuadrave.

Në vitin 2014, Toni Kroos u transferua nga Bayern te Real Madrid për 42 milionë euro. Në 10 vitet që qëndroi në Madrid, aty ku dhe mbylli karrierën, Kroos u bë një legjendë e Real Madridit dhe fitoi të gjithë trofetë e mundshëm në nivel klubesh.

Me përfundimin e kontratës te Bayern në vitin 2021, David Alaba nuk pranoi të rinovonte me bavarezët dhe u transferua si lojtar i lirë te Real madrid. Austriaku pritet të largohet në fund të këtij sezoni. Aventura e tij në Madrid nuk ka shkuar ashtu siç pritej për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme.

Në vitin 2014, Xabi Alonso largohet nga Real Madrid pas 5 sezonesh dhe transfeorhet te Bayern, aty ku mbylli edhe karrierën. Arjen Robben u transferua në vitin 2007 nga Chelsea te Real Madrid me shumë bujë, por nuk arriti dot të shkëlqente. Holandezi largohet pas dy sonezh te Bayern Munich dhe aty arrin të bëhet një legjendë e bavarezëve.

Emra të tjerë që kanë luajtur për të dy klubet janë edhe: James Rodriguez, Ze Roberto, Alvaro Odriozola dhe Hamit Altintop. Lojtari më i vjetër që ka luajtur si për Bayern Munich ashtu edhe për Real Madridin është Paul Breitner. Anësori i majtë luajti për Bayern në vitet 1970-1974 dhe më pas u transferua te Real Madridin. Në fund u rikthye sërish te Bayern dhe aty mbylli karrierën.

The post Nga Kroos tek Alaba: futbollistët që kanë luajtur për Real Madrid & Bayern dhe janë bërë pjesë e historisë appeared first on Telesport.