Komisioni Rregullaltor i Energjetikës (KRRE) ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit.

Me këtë vendim çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 1,00 denarë/litër, në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 20.1.2026 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) pas mesnate do të jetë 67,50 den/kg.
çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, nuk ndryshojnë, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 është 72,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 është 74,00 den/l.

The post Nga mesnata shtrenjtohet dizeli, çmimi i benzinës mbetet i njëjtë appeared first on Alsat.