Pas humbjes ndaj Girona, skuadra e Hansi Flick është rikthyer në pikën e nisjes. Barcelona ka humbur kreun e La Liga-s, duke shpenzuar avantazhin prej 7 pikësh që kishte krijuar ndaj Real Madridit. Edhe shanset për përmbysje në Kupën e Mbretit kundër Atletico Madridit, pas humbjes 4-0 të gjysmëfinales së parë, janë shumë të reduktuara. Flick e krahasoi këtë periudhë me… “shit november” (nëntor mu*i).
Megjithë vështirësitë në fushë, me efikasitet të ulët në sulm dhe dobësi në mbrojtje, Flick zgjodhi qetësinë si strategji. Ai u dha lojtarëve dy ditë pushim për t’u rikuperuar fizikisht dhe psikologjikisht, ndërsa Pedri pritet të riaftësohet nga dëmtimi. Sulmuesit Lewandowski dhe Torres shpresohet të rigjejnë formën optimale.
Sfidat jashtë fushës, me zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe polemikat arbitrale, rrisin presionin mbi skuadrën. Flick kërkon fokus vetëm te loja dhe fusha e blertë. Pavarësisht vështirësive, Barça ka fituar Superkupën dhe mbetet zot i fatit të vet në garat aktuale. Tri ndeshjet e ardhshme në “Camp Nou” janë kyçe për rikthimin e ritmit dhe besimit.
The post Nga ‘nëntori i keq’ te ‘shkurti i keq’; Barcelona e Flick ka nevojë për një ‘reset’ appeared first on Telesport.
